-2.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Synimi dhe sfidat e Gjykatës Themelore në Prizren

Ymer Hoxha

Drejtësia në jetën dhe sjelljen e shtetit është e mundur vetëm pasi së pari ajo banon në zemrat dhe shpirtrat e qytetarëve. Besimi i publikut tek drejtësia është një nga vlerat më të çmuara që kultivohet në një shoqëri demokratike .

Gjykata themelore e Prizrenit synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës në gjykatë nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.gjyqesori-rks.org, ku publiku ka qasje edhe në publikimin e aktgjykimeve të plotfuqishme ku gjykata ka arritur që gjatë tre mujorit të parë të vitit 2019 ti publikoj 250 aktgjykime, gjithsejtë i ka publikuar 1860 aktgjykime të plotfuqishme.

Përpjekje për avancimin e frymës së bashkëpunimit midis qytetarëve dhe gjykatës është edhe vazhdimi i publikimit të buletinit informativ nr.14 që ka bërë një hap pozitiv sa i përket informimit të qytetarëve me sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe punën e gjykatës në veçanti.

Ky publikim periodik do të ofroj informacione për punën e gjykatës, statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen e qytetarëve në gjykatë, përfshirjen e mediave dhe të tjera në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies karshi qytetarëve.

Përveç suksesit, kjo gjykatë ka edhe sfidat me të cilat po ballafaqohet çdo ditë. Njëra ndër sfidat kryesore të gjykatës është mungesa e gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve profesional, stafit administrativ, mungesën e përkthyeseve, e të cilat paraqesin një sfidë sa i përket punës së kësaj gjykate.

Sfidë tjetër kemi edhe mungesën e hapësirës së gjykatës, ku Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka kërkuar nga Komuna e Prizrenit që të siguroj lokacionin për ndërtimin e objektit të ri, por e njëjta ende nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj çështje.
Gjykata Themelore e Prizrenit është gjykatë e hapur e cila do të vazhdoi të investoi në forcimin e standardeve profesionale dhe transparencës.

Kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren

Më Shumë

Drita shkëlqen ndaj Suharekës, rrëmben kryesimin

Drita ka arritur një fitore bindëse 4:2 ndaj Suharekës në ndeshjen e Superligës së Kosovës, duke marrë kreun e tabelës me 28 pikë. Golat...

Totaj priti Guvernatorin e BQK-së për 25-vjetorin e themelimit të saj

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në një takim...

Lajmet e Fundit