Mësimdhënësit e shkollës “Fetah Sylejamni” në Dragash e lidhin pushimin, ia vënë “drynin” shkollës

E hëna ku festohen Pashkët Ortodokse  dhe e mërkura si dita e punëtorëve janë ditë pushimi në Republikën e Kosovës.

Por edhe pse e marta ka qenë ditë punë, stafi i shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Fetah Sylejamni” në Dragash e kanë bërë “Bajram”.

 

 

Gjatë ditës së sotme nuk është mbajtur mësim në këtë shkollë pasi që drejtori dhe arsimtarët e shkollës po qëndrojnë për pushim në Shqipëri.

Se nuk është zhvilluar procesi mësimor e ka konfirmuar edhe drejtori i shkollës, Flurim Çengaj, i cili ka thënë se kjo ditë do të zëvendësohet një të shtune.

Po është e vërtetë nuk është mbajtur mësimi, këtë e ka vendosur Këshilli Drejtues i Shkollës si dhe është njoftuar edhe DKA-Dragash. Zëvendësimi i kësaj dite do të bëhet në një të shtune të afërt“, ka thënë Çengaj për Indeksonline.

Gjatë ditës është provuar të kontaktohet edhe drejtori i Arsimit në këtë komunë, Vloran Cenaj por ky i fundit nuk është përgjigjur.

Indeksonline ka siguruar edhe një video ku shihet stafi i shkollës “Fetah Sulejmani” duke shijuar këtë ditë në bregdetin shqiptar. /IndeksOnline/

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit