Komuna dhe Ministria e Bujqësisë, koordinohen për fushatën e dezinsektimit kundër rriqrave

Sot në Malishevë, është zhvilluar një takim i përbashkët i shtabit komunal për menaxhimin e situatës nga ethet hemorragjike krime kongo (EHKK) dhe Ministrisë së Bujqësisë (të dyja pjesë të Këshillit Ndërministror për Menaxhimin e Situatës me EHKK), si dhe operatorit që do të bëj dezinsketimin e zonave endemike. Ky takim kishte për qëllim koordinimin sa më të mirë për realizimin e fushatës së dezinsektimit.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili e drejton shtabin komunal për EHKK, i ka njoftuar me masat e deritanishme që janë ndërmarrë, e po ashtu për nevojën e koordinimit sa më të mirë për realizimin e fushatave, të cilat do të prodhonin rezultat, në mënyrë që të vazhdohet me mbajtjen në kontroll të kësaj situate.

Edhe zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, gjithashtu u shprehën të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve, me qëllimin e vetëm që të arrihen rezultate në këtë drejtim.

Edhe operatori, gjithashtu është shprehur i gatshëm për fillimin e fushatës së dezinfektimit.

Komuna e Malishevës dhe Ministria e Bujqësisë, u pajtuan që dezinsektimi i zonave endemike, të bëhet në kohë të përshtatshme, dhe krahas masave tjera që po ndërmerren për luftimin dhe parandalimin e EHKK, të arrihen qëllimet e planifikuara, duke u bazuar në strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK. Ndërsa për datën e fillimit të dezinsektimit, u tha se kur të krijohen kushtet edhe atmosferike, por edhe bazuar në situatën në terren, do të fillohet me realizimin e dezinsektimit të zonave endemike.

Më Shumë

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit