Grupi synth-pop turk “Jakuzi” performon në Prizren

Tingujt e muzikës së tyre lënë shenjë në çështjen e dashurisë, tjetërsimit dhe zemërimit.

Qyteti i Prizrenit ishte destinacioni i radhës për grupin synth-pop turk “Jakuzi”, që interpretoi këngë nga albumi më i ri.

I themeluar para tre vjetësh, ky bend tashmë ka bërë vend të rëndësishëm në skenën e pavarur muzikore, raporton “Express” i KTV-së.

“Jakuzi”, tash më shumë se një muaj, e ka nisur turneun në Evropën Lindore për ta promovuar albumin “Hata Payi”.

Të njohur si avantgardët e Stambollit, katër muzikantët e “Jakuzit” i kanë vënë vetes qëllim ta ndryshojnë perceptimin ndërkombëtar të muzikës bashkëkohore turke.

“Kjo është hera e parë për ne në këtë qytet. Ndonëse pati pak audiencë ne prapë e shijuam performancën, dhe jemi të lumtur që jemi pranë publikut në Prizren. Ne sapo kemi lansuar albumin e ri muzikor i cili përmban melodi të zhanrit ‘new wave’, post-punk dhe krautrock. Në parim, ky album vjen si përmbledhje e eksperiencës personale të grupit. Energjinë që e pamë nga publiku këtu, do të na motivojë për performancat e tjera”, ka thënë Kutay Soycoak, vokalisti i grupit “Jakuzi”.

Kinemaja “Lumbardhi” në Prizren, sezonin pranveror muzikor e ka titulluar “Lumbardhi n’Behar”.

Programi “Lumbardhi n’Behar” do të përfundojë më 21 qershor të këtij viti.

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit