I riu nga Malisheva dyshohet se u vetëvra në oborr, flet babai i tij

32 vjeçari Naim Zulfaj la pas një djalë 2 vjeçar dhe gruan shtatëzënë, raporton T7

Ky është vendi ku Naim Zulfaj nga fshati Senik i Malishevës dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

32 vjecari i mori vetës jetën me armë zjarri.

E babai i të ndjerit, Kadri Zulfaj, nuk arrin t’i mbajë lotët kur sheh bahçen e familjes, ku N.Z. ia mori vetes jetën.

Familja e të riut tani është bërë gati t’i pres njerëzit që do vijnë për kryeshnosh.

E babai i të ndjerit tregon për T7 bisedën e fundit që e kishte me djalin e tij të ndjerë.

Zulfaj tregon se djali i tij nuk kishte pasur probleme, përveç kur kishte pësuar aksident në Slloveni, ku i punojnë edhe dy djemtë e tjerë të tij, të cilët tani janë rrugës për Kosovë për të marrë pjesë në varrimin e të vëllait.

I riu nga Malisheva la pas një djalë dy vjeçar dhe gruan shtatëzënë me binjakë.

Trupi i pajetë me urdhrin e prokurorisë është dërguar për obduksion.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit