MINUSI I JAVËS NË PRIZREN: Moszgjedhja e rektorit të Universitetit të Prizrenit

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, nuk e ka arritur të zgjedhë rektorin e ri.

Të mërkurën votimi u shty për shkak se shumica e anëtarëve kanë udhëtuar zyrtarisht jashtë vendit.

Në garë për rektor të UPZ-së, janë kandidatët: Ismet Temaj, Kadri Kryeziu,Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti.

Universiteti i Prizrenit nga muaj maji i viti të kaluar ka mbetur pa rektor. Ai, aktualisht funksionon me ushtrues të detyrës.

Zgjedhja e rektorit të ri të UPZ-së, Ismet Temaj, u pat kontestuar nga ish-rektori, Ramë Vataj, duke e quajtur të paligjshëm.

Ai pretendonte se kundërkandidati i tij, Temaj, ishte përzgjedhur në mënyrë të parregullt, pasi nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm të Këshillit Drejtues në kohën e votimit.

Rasti përfundoi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, i cili pezulloi përzgjedhjen.

Këshilli Drejtues, ndërkaq në dhjetor të vitit të kaluar pati zgjedhur Ismet Temajn për ushtrues detyre të rektorit të UPZ-së. Po ashtu, në këtë mbledhje Këshilli Drejtues ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit