Kabashi premton përkrahje për zejtarët dhe fëmijët e paralizuar

luliKandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi ka realizuar një takim me zejtarët. “Ne kemi ardhur t’ju vizitojmë që të njihemi për së afërmi me kërkesat tuaja në mënyrë që gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, unë si kryetar i Prizrenit, t’ju përkrahi dhe mbështes që të ruani biznesin tuaj, dhe kjo traditë e zejeve të vjetra të vazhdohet edhe në të ardhmen, u tha Kabashi, zejtarëve”, tha Kabashi.

Zejtarët kanë kërkuar heqjen e taksave komunale, mbajtjen e seminareve dhe trajnimeve për të ndikuar në vazhdimin e prodhimit të zejeve të vjetra, si dhe krijimin e një vendi të posaçëm dhe të veçantë për të gjithë zanatlinjtë. “Të gjitha këto kërkesa do të futen në programin qeverisës”, premtoi Kabashi.

Kabashi me bashkëpunëtorë të tij, sot ka vizituar edhe Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës.

Adriana Sylbiu, edukatore në këtë shoqatë, e njoftoi Kabashin, me hallet dhe problemet me të cilat po ballafaqohen si shoqatë. Ajo, gjithashtu njoftoi edhe për aktivitetet që organizohen nga kjo shoqatë.

Kabashi, premtoi se nesër zgjidhet kryetar i Prizrenit,, do të përkujdeset që të rrisë buxhetin e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit