Caktohen datat për Maturën Shtetërore 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka vendosur që Matura Shtetërore 2019 të mbahet mes datave 12 dhe 22 qershor.

Sipas vendimit, maturantët do t’i nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës nga data 12.06.2019 deri më 15.06.2019, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet nga data 19.06.2019 deri më 22.06.2019.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet në katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje.

Tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së testit nëpër regjione bëhet më 6 qershor 2019.

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit