22.9 C
Prizren
E diel, 7 Shtator, 2025

Hoxhaj kërkon vota për Vatajn

hoxhaj lper vatenKandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Therandës, Ramë Vataj, ka vazhduar fushatën e tij zgjedhore në fshatrat Terrnje dhe Leshan.Vataj, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, u thanë banorëve të këtyre dy fshatrave se programi qeverisës i PDK-së, është alternativa e vetme që Theranda të nxirret nga izolimi në të cilin e ka futur këtë komunë qeverisja e aktuale. Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga banorët e Terrnjës dhe të Leshanit më 3 nëntor ta votojnë për Ramë Vatajn, sepse, siç u shpreh ai, të gjithë qytetarët e komunës së Therandës tashmë besojnë dhe janë të bindur fuqishëm në fitoren Vatajt. Më pas, Ramë Vataj, pasi shpërndau libreza të anëtarësisë për 30 të rinj të fshatit, e ka shpalosur programin qeverisës.

Vataj tha se ky program përfshin realizmin e projekteve prioritete për nevojat e të gjithë therandasve, dhe nga ky program askush nuk do të dal i diskriminuar.

“Programi ynë është gjithëpërfshirës, i hartuar mbi bazë të nevojave që kanë qytetarët e komunës së Therandës, si në bujqësi, programe për rininë, kulturën, infrastrukturën rrugore dhe shkollore, për shëndetësinë etj. Shpreh bindje të plotë duke garantuar se këto prioritete do të realizohen shumë shpjet, me punën e përkushtuar të ekipit tim dhe nga mbështetja e fuqishme që do ta kem nga Qeveria”, tha Ramë Vataj.

Më Shumë

Vetura godet për vdekje një 40-vjeçare në fshatin Gjonaj të Hasit

Një 40-vjeçare me inicialet, M.H., ka vdekur pasi është goditur nga vetura derisa ka qenë duke e kaluar rrugën në fshatin Gjonaj. Lajmin  e ka...

Fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Prizren, gati për qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tashmë janë finalizuar fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë. Qytetarët e Prizrenit,...

Kosova në rrezik

Lajmet e Fundit