12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Aktakuzë për vrasje të rëndë në rastin e kazinos në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh.S., për veprat penale: “Vrasje e rëndë” dhe “Manipulim me prova” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Sh.S., me datë 17.03.2019 në Suharekë në një kazino e cila gjendet në rrugën e Reshtanit me qëllim të fitimit të dobisë pasurore me dashje dhe në mënyrë dinake privon nga jeta J. A., punëtor i kazinos.

Në këtë mënyrë, i akuzuari pasi qëndron në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e J.A., në mënyrë dinake e nxjerr armën-pistoletën e markës ,,Glock” të cal. 9x19mm., të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1m shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, me ç’rast viktima vdesë si pasojë e plasaritjes dhe gjakderdhjes së brendshme në kokë. Me këto veprime i akuzuari, ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 nëparagrafi 1.4 dhe 1.6 të KPRK.

Në anën tjetër, i akuzuari Sh.S., pas kryerjes së vrasjes, hyn në dhomën ku kanë qenë të vendosura pajisjet e kamerave të kazinosë shkatërron, dëmton dhe fsheh provat me qëllim të pa mundësimit të shfrytëzimit të dëshmive në procedurë zyrtare. Kështu, i merr dy shtëpiza të kompjuterit duke i larguar dhe demoluar kabllot, dy UPS, dhe të gjitha këto i vendos në bagazhin e automjetit të cilën e kishte parkuar prapa kazinos, dhe pas largimit këto dëshmi i hudh në lumin Taplluha në dalje të fshatit Neprebisht-Komuna e Suharekës. Me këtë ka kryer kryerën veprën penale “Manipulim me prova” nga neni 397 paragrafi 1 të KPRK-së.

I akuzuari, gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, si dhe ka propozuar që si dënim plotësues të akuzuarit t’i konfiskohet automjeti i markës ,,Audi” A3, ngjyrë e zezë, me të cilin automjet ka bartur dhe fshehur dëshmitë e veprës penale të kryer./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit