Rrahje masive në komunikacion, katër të arrestuar në Malishevë

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Malishevë ndërmjet katër personave, të cilët janë arrestuar.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:45, transmeton Koha.net.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë rrahur në mes veti. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit