Anulohet thirrja për mbështetje të OJQ-ve dhe individëve në Prizren

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit ka anuluar thirrjen për aplikim për përkrahje të individëve dhe OJQ-ve në këto fusha.

Ky vendim është marrë pasi që thirrja është shpallur në kundërshtim me legjislacionin që rregullon këtë çështje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komunës së Prizrenit i janë dashur më shumë se dy muaj e gjysmë që ta kuptojë këtë lëshim të vetin.

“Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik njofton se thirrja për aplikim “Përkrahja e individëve dhe OJQ-ve në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik”, e hapur më 14 mars 2019, është anuluar”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim. Aty sqarohet se rregullorja në të cilën është thirrur Komuna për këtë thirrje lejon mbështetjen financiare për OJQ-të, por jo edhe për individët.

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit