Madeleine Albright më 12 qershor feston në Kosovë

Ish-sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, i cili do të mbahet më 12 qershor, ku edhe do të mbajë fjalim në tubimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Kështu thuhet në një njoftim të këshillit organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Sipas organizatorëve, Kosova po shënon këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë.

“Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e këshillit organizativ.

Sipas këshillit, tubimi qendror do të mbahet në sheshin “Skëndërbeu”, duke filluar nga ora 11:00./KsP/

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Konfirmohet lija e deleve në Suharekë, AUV-i me masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes infektive “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/Goat Pox)”, një sëmundje që prek bagëtinë...

Lajmet e Fundit