9.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

S’ka heqje të vizave

Ndonëse Bashkimi Evropian vlerëson se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave, kjo gjë nuk pritet të ndodhë së shpejti. Sipas njohësve të çështjeve integruese, liberalizimi i vizave për kosovarët nuk pritet të ndodhë as gjatë udhëheqjes së Presidencës nga Finlanda, që do të fillojë në muajin e ardhshëm, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Heqja e vizave për Kosovën nuk pritet të ndodhë as gjatë udhëheqjes së Presidencës së BE-së nga Finlanda, e cila do të marrë në dorë timonin e këtij institucioni qysh nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të këtij viti. Njohësit e integrimeve vlerësojnë se pavarësisht se është pozitiv fakti që Finlanda e njeh dhe e mbështet Kosovën, sipas tyre për ta futur liberalizimin e vizave në agjendë të Këshillit të Ministrave të BE-së nevojitet konsensus i plotë i të gjitha vendeve anëtare të BE-së, gjë që aktualisht nuk ekziston.

 

Mirëpo nga Zyra e BE-së, e udhëhequr nga Frederika Mogerini, në një përgjigje dhënë “Zërit” kanë rikonfirmuar edhe një herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave.

“Në korrik 2018 Komisioni konfirmoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, duke përfshirë edhe ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe përmbushjen e kushteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre.

Aty thuhet po ashtu se në këtë fazë i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së ta miratojnë propozimin e Komisionit për dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës..

Më Shumë

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Lajmet e Fundit