7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Si hodhi gruan nga vetura pas 20 vjetësh martesë – a kishin probleme më parë çifti nga Suhareka?

Ishte e premtja e fundit e muajit maj, dita kur gruaja nga Suhareka A.D, mundi të rrijë në shtëpi me dy fëmijët e saj. Që nga ajo kohë, 54-vjeçarja, më nuk i pa ata.

Ajo dyshohet se vdiq pas plagëve të marra nga lëndimet fizike që i mori nga dhuna e shkaktuar pikërisht nga burri me të cilin ishte e martuar për 20 vjet.

Si ndodhi e gjithë ngjarja e tmerrshme e kësaj historie tragjike?

Gruaja me inicialet A.D e lindur në vitin 1965, ishte gruaja e dytë e I.H që jetonte në fshatin Neprebishtë të Suharekës. Çifti bashkë kishin qenë për afro dy dekada. Viktima, kishte qenë gruaja e dytë e të dyshuarit për vdekjen e saj. Nga martesa me të, viktima, 54-vjecare kishte pasur dy djem.

Problemet në mes të çiftit kishin nisur kohë më parë. Martesa 20-vjeçare përfundoi në tragjedi në ditën e premte të 31 majit të këtij viti. Çifti kishin pasur një zënkë fillimisht. Pastaj me dhunë i dyshuari, I.H e kishte marrë viktimën e kishte futur në veturë.

Nga aty pak kilometra larg nga Suhareka, në mënyrë të dhunshme I.H. e kishte nxjerrë nga vetura derisa ishte në lëvizje tashmë të ndjerën A.D.

Nga lëndimet e marra në kokë dhe në disa pjesë të tjera të trupit, gruaja kishte qëndruar për dy javë e hospitalizuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. A.D ka ndërruar jetë javën që e lam pas në QKUK.

Prokuroria: Lënda është shumë e ndishme, po i vazhdojmë hetimet

Me hetimet tashmë është duke u marrë Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Admir Shala, i tha gazetës se e gjithë ngjarja është duke u hetuar.

“Ne jemi duke i vazhduar hetimet për këtë çështje. Lënda është e ndjeshme. Andaj nuk mund të japim detaje të tjera për shkak të procesit të hetimit”, i tha gazetës kryeprokurori Shala.

Mirëpo, ai konfirmoi që tashmë i dyshuari për këtë ngjarje të rëndë, pra bashkëshorti i viktimës, I.H në vitin 2004 kishte pasur një lëndë të hapur në organet e hetuesisë për armëmbajtje pa leje.

E prokurori i krimeve të rënda, që po merret me këtë rast, Metush Biraj, deklaroi për gazetën se çifti nuk ka pasur ndonjë lëndë të hapur në prokurori e që kishte të bëjë me dhunë në familje.

“Mund të ju konfirmoj se tashmë lënda për këtë rast gjendet tek ne. Ne jemi duke i vazhduar hetimet. I dyshuari për këtë rast nuk ka të hapur ndonjë lëndë për dhunë në familje në institucionet e drejtësisë. Ende nuk i dimë rrethanat që kanë çuar deri tek kjo ngjarje. Lënda është e ndihmë andaj nuk mund të japim detaje”, i tha Gazetës prokurori Biraj.

E familja e burrit të ndjerës fshatin Neprebishtë të Suharekës, ku 54-vjeçarja A.D kishte qenë e martuar, nuk kishin hapur as të pame. Derisa në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen, nuk gjendeshin dy djemtë e martesës dytë me gruan tashmë të ndjerë./GazetaExpress.com/

Më Shumë

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid në Prizren drejt përfundimit

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare dhe po realizohen me kujdes të shtuar profesional, duke respektuar vlerat autentike të këtij...

Lajmet e Fundit