Rahoveci më i prekuri nga vërshimet, shumë banorë u shpërngulën nga shtëpitë

Mbi një metër ujë nga reshjet të hënën mbrëma në fshatin Pataqan të Poshtëm të Rahovecit.

Një ditë pas, banorët e këtushëm u përballën me pasojat e shiut.

Mendim Hajredinit ujërat atmosferike i hynë në shtëpi duke i shkatërruar të gjitha orenditë dhe mjetet e amvisërisë, raporton KTV.

Për shkak të kësaj situate, Mendimi ka braktisur shtëpinë, ndërsa të martën është marrë vetëm me pastrimin e saj.

Ai kërkon nga komuna t’ia kompensojë dëmet që i konsideron deri në 4 mijë euro.

Përveç dëmit në objekte, të reshurat e së hënës kanë shkaktuar dëme edhe në toka bujqësore.

Rreth 5 hektarët e mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore, i janë shkatërruar Besart Hajredinit.

Sipas banorëve, arsyeja pse fshati u vërshua nga uji është një përroskë, të cilën komuna nuk e ka pastruar një kohë të gjatë.

E zyrtarët komunalë kanë thënë se do ta pastrojnë edhe përroskën, si dhe do t’u dalin në ndihmë banorëve, pasi të bëhet llogaritja e dëmeve.

Përveç Pataqanit të Poshtëm, edhe katër fshatra të tjera të Rahovecit kanë pasur probleme nga reshjet.

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies në Gorozhup

Në Kompleksi Memorial në Gorozhup të Hasit është mbajtur ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me rastin e 27-vjetorit...

Lajmet e Fundit