4.4 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Haskuka i kundërpërgjigjet QRTK-së:Ku ishit kur investonin “bosët”,pa leje?

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i është kundërpërgjigjur Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK), në këtë qytet.

Postimi i plotë i Haskukës, pa ndërhyrje

Disa institucione që mandat e kanë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, asnjëherë nuk kanë reaguar ndaj projekteve të qeverisjes së kaluar komunale, që pikërisht kanë qenë në kundërshtim me ligjet në kuadër të të cilave ato vetë operojnë. Këta nuk kishin asnjë reagim as ndaj uzurpimeve me konstruksione, tenda e reklama që ishin në Qendrën Historike.

Këta nuk kanë pasur asnjë reagim të vetëm për Projektin e Teleferikut, i cili ka qenë totalisht në kundërshtim me ligjet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Projekt me qëllim ndërtimi të objekteve 2000 m2, më afër se 50 metra nga murri i kalasë, objekt që do ta shkatërronte siluetën e Prizrenit si qytet historik.

Këta nuk kishin asnjë reagim edhe për projektin e betonizimit të shtratit të Lumbardhit, gjë që prap ishte në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Po të vazhdonin shokët e tyre me qeverisje në Komunën e Prizrenit, tani do të kishim lumin e betonuar dhe pranë kalasë 2000 vjeçare do të kishim një objekt 4 katësh që do t’i ngjasonte sallonit të dasmave.
Përkundër kërcënimeve dhe shantazheve ne i ndaluam këto projekte të dëmshme që do ta shkatërronin trashëgiminë kulturore e historike të Prizrenit.

Gjatë qeverisjes së këtyre “mbrojtësve” të trashëgimisë, nga 300 objekte të trashëgimisë kulturore kanë mbetur vetëm 60, e tani reagojnë për rregullimin e kubëzave në Shatërvan.

Po ashtu kanë reaguar edhe për parkimin e veturave në Shatërvan, gjë që nuk është në kompetencë të Komunës, por të policisë, dhe për këtë mund të njoftonin direkt policinë. Por nuk besoj se ndodh një gjë e tillë, ngase shokët tyre janë ata që parkojnë vetura në Shatërvan dhe në vendet e ndaluara, madje duke i bërë edhe parking zyrtar.
Nuk patën reagime edhe për reklamat e liderëve partiak në Qendrën Historike kur ato ishin në kundërshtim me ligjin. Po ne I larguam ato.

Mos të flasim për konstruksionet të partiakëve që uzurponin çdo pëllëmbë të pronës publike. Këta të paprekshmit na kërcënonin po “mbrojtësit e qendrës” nuk ishin atypari.

Këta nuk kanë pasur asnjë reagim të vetëm kur në qeverisjen e kaluar, 250 metra larg Komunës, në zonën kufitare me Qendrën Historike janë ndërtuar objekte 13 katëshe pa asnjë leje, ngase “bosët” ishin investitorë.
Po të kishte mbetur atyre mbrojtja e Qendrës Historike, tani në qendër të Shatërvanit me siguri do të kishim ndonjë ndërtesë me xhama lara-lara për të na treguar për “dekadën e re” apo dekadencën e vjetër.

Më Shumë

Superliga vazhdon me përballje interesante, vëmendja te derbi lokal në Prizren

Fundjava sjell sfida interesante në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, që sa vjen e bëhet më interesante. Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet...

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale bore. Reshje më të shpeshta dhe më intensive priten...

Lajmet e Fundit