-0.3 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Zbulohet vaksina kundër një kanceri, lajm i madh për gratë

Parandalimi i kancerit cervikal në shtetet e zhvilluara si Britania e Madhe, do të bëhet i mundur brenda disa dekadave. Rezultati që kanë arritur shkencëtarët në shërimin dhe parandalimin e virusit Papilloma, është shumë i lidhur edhe me parandalimin e kancerit cervikal tek femrat.

Virusi Papilloma, i cili është seksualisht i transmetueshëm është një nga shakatarët kryesorë të kancerit cervikal. Prandaj parandalimi i infeksioneve të shkaktuara nga virusi Papilloma do të thotë parandalim i kancerit cervikal.

Në hulumtimin e fundit, janë studiuar disa grupe të vajzave, të cilat janë vaksinuar gjatë moshës 12 deri në 18 vjeç. Sipas këtij studimi, që nga koha kur vajzat kanë filluar të marrin vaksinën kundër virusit Papilloma, rreziku nga infeksionet e lidhura me sistemin gjenital ka rënë për 83%.

Vaksinimi kundër virusit Papilloma, ka shfaqur sukses edhe në zvogëlimin e disa sëmundjeve të tjera të lidhura me sistemin gjenital tek gratë. Pavarësisht zvogëlimit të rrezikut nga infeksionet, fakti se vaksina kundër Papillomës ka filluar të aplikohet vetëm gjatë 10 viteve të fundit nuk mjafton, që shkencëtarët të dalin me një vlerë të caktuar se sa kjo vaksinë do të ndikojë në zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i cerviksit.

Marc Brisson, një nga autorët e këtij studimi ka thënë se ata janë duke bashkëpunuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për të kalkuluar se pas sa viteve vaksina do të ketë ndikim në eliminimin e kancerit cervikal. “Ne ende nuk kemi një datë të caktuar. Varet nga vendi, dhe nga numri i njerëzve që e kanë aplikuar këtë vaksinë”, tha Brisson.

Qe nga shtatori i këtij viti, Britania e Madhe do të ofrojë këtë vaksinë edhe për meshkujt, duke shpresuar që numri i të prekurve nga ky virus do të ulët edhe më shumë. Sipas ekspertëve, krahas rënies së personave të prekur nga ky virus, brenda disa dekadave do të ketë rënie edhe në numrin e të prekurve nga kanceri cervikal.

Ky studim është bërë ne Britaninë e Madhe dhe në disa shtete të zhvilluara, kështu që ekspertët nuk premtojnë rezultate të njëjta edhe për vendet që nuk kanë programe të mirëfillta shëndetësore.

“Është shumë e rëndësishme, që vaksinimi kundër virusit Papilloma të bëhet pjesë e programeve shëndetësore te të gjitha shtetet, nëse dëshirojmë që brenda viteve të ulim numrin e vajzave të prekura nga kanceri cervikal”, tha Rober Music, pjesëmarrës i studimit.

“Këto rezultate janë shumë inkurajuese, dhe përbëjnë një dëshmi për të gjithë ata që nuk besojnë në funksionimin dhe rezultatin e kësaj vaksine. Ne besojmë se ky studim është një hap shumë i rëndësishëm për të përcaktuar metoda parandaluese për kancerin cervikal”. / Gazeta Express.

Më Shumë

Grabitje në një argjendari në Prizren, policia në kërkim të autorëve

Policia në Prizren ka njoftuar se ditën e hënë janë vjedhur gjësende me vlerë në sasi të konsiderueshme nga autorë të panjohur në një...

Kandidati i LDK-së për deputet Xhavit Ukaj viziton Shejh Ismail Shehun dhe veteranët e luftës në Has

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhavit Ukaj, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka realizuar një vizitë në terren te Shejh Ismail Shehu...

Lajmet e Fundit