14.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Zvarritjet e presidentit

Presidenti i nisi konsultat me përfaqësues të komuniteteve pakicë për të vazhduar me kryetaren e institucionit kryesor që merret me organizimin e zgjedhjeve. Por as të enjten shefi i shtetit, Hashim Thaçi, nuk i ka ftuar partitë shqiptare, të cilat vazhdojnë të insistojnë në caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ato e kanë akuzuar presidentin se po e zvarrit qëllimshëm finalizimin e konsultave. Edhe pse presidentit i atribuohen kritika për zvarritjen e procesit, njohës të rrethanave thonë se rolin kryesor e kanë partitë, të cilat mund ta vënë në veprim opsionin e shpërndarjes së Kuvendit, që deri më tani ka munguar, shkruan sot Koha Ditore.

“Vërehen disa shenja që presidenti është duke u munduar që të stërzgjatë procesin e shkuarjes në zgjedhje. Megjithatë, mendoj që partitë politike parlamentare e kanë rolin kryesor në këtë proces. Ato duhet të dërgojnë në Kuvend mocionin e shpërndarjes së legjislativit në mënyrë që presidenti të mos mundë ta prolongojë procesin edhe më tutje”, ka thënë analisti Krenar Shala. Sipas Kushtetutës, për shpërbërjen e Kuvendit duhet të votojnë 2/3 e deputetëve, në mënyrë që brenda më së largu prej 10 ditësh presidenti të dekretojë datën e zgjedhjeve të përgjithshme, më së largu 45 ditë nga dita e shpërbërjes së Kuvendit.

Karriera politike e Thaçit është e mbushur me zvarritje të tilla, të cilat kanë vënë në test durueshmërinë e vendorëve dhe të ndërkombëtarëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Prizreni mban mbledhje solemne për Epopenë e UÇK-së, nderohet sakrifica e familjes Jashari

Në përkujtim të Epopeja e UÇK-së, sot u mbajt Mbledhja Solemne e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku u rikujtua se sakrifica e familjes Jashari,...

Lajmet e Fundit