21 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Aktakuzë ndaj drejtorit të Financave dhe ushtruesit të detyrës në komunën e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Z.A., në cilësinë e Ud. Drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, dhe E.S., në cilësinë e Drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë Z.A., në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015 në Prizren, në cilësinë e Ud. Drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorë pasurinë publike, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për persona tjerë juridik: TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj.

Në atë mënyrë që, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Financave të Komunës së Prizrenit, me TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, ashtu që për tri televizionet arrin shumën prej 11.800 euro në vjet.

Ndërsa, i akuzuari i dytë E.S., në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2016 në Prizren, në cilësinë e Drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për persona tjerë juridik: TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese lidhur me sensibilizimin e opinionin publik rreth pagesave të tatimit në pronë në Komunën e Prizrenit. I njëjti lidh kontratë me TV Opinion, TV Besa dhe me TV Prizreni, ashtu që për tri televizonet arrin shumën prej 11.800 euro në vjet.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit Z.A., dhe E.S., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cilat iu vihet në barrë.

Më Shumë

Vdes një burrë në Rahovec

Një burrë ka vdekur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, të mërkurën. Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF në...

Muharremaj: Suhareka me internet falas në hapësira publike

Kryetari i Komunës së Suharekës ka bërë të ditur se tashmë qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë internet WIFI falas në...

Lajmet e Fundit