10.9 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Millaku pas vrasjes në Prizren: Nuk tolerojmë që këto raste të ndodhin në qytetin tonë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka reaguar pas lajmit për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Komunën e Prizrenit, ku një burrë la të vdekur gruan e tij, raporton Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Millaku ka shkruar se vrasjet e grave sa po vijnë duke u shtuar në Kosovë, e sot fatin e keq e pati edhe Prizreni që të tronditet me një rast të tillë.

Deputetja nga Prizreni thotë se nuk do të tolerojnë që këto raste të ndodhin në qytet, derisa shton se Prizreni gjithmonë është shquar për tolerancë dhe bashkëjetesë.

Shkrimi i plotë:

Vrasjet e grave sa po vijnë e po shtohen në Kosovë. Sot e pati fatin e keq të tronditet edhe Prizreni me një rast të tillë. Problemet nuk zgjidhen me vrasje, ftoj të gjitha institucionet kompetente që të merren deri në zbardhjen e rastit. Nuk tolerojmë që keto raste aq më keq të ndodhin në qytetin tonë.
Prizreni gjithmonë është shquar për tolerancë dhe bashkëjetesë, sidomos këto ditë kur Prizeni po frekuentohet nga turistë nga gjithë Evropa dhe më gjerë.

Më Shumë

Bekim Gashi emërohet Kryeshef Ekzekutiv i “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

K.R.U. Hidroregjioni Jugor Sh.A. ka njoftuar se Bekim Gashi është emëruar në detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit, Gashi ka...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit