9.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Gjeti kuletën me plot para e dokumente, veprimi i prizrenasit ka mahnitur policinë

Zyra për informim e Komunës së Prizrenit ka njoftuar për një akt të mirë të një qytetari të kësaj komune, i cili ka gjetur një kuletë me para dhe të njëjtën e ka dorëzuar në stacionin policor.

“Me datë 07.08.2019 një qytetarë i Prizrenit, i cili kishte qenë në ‘Tregun e gjelbër’ në Prizren, ka gjetur një kuletë me para, dokumente dhe gjësende me vlerë. Qytetari i cili e ka gjetur kuletën duke vepruar ndërgjegjshëm, e ka dorëzuar kuletën në Stacionin policor në Prizren”, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.

Policia pasi ka vërtetuar dhe konfirmuar për personin i cili e ka humbur, ia ka dorëzuar në prezencë të dëshmitarit me vërtetim të gjitha sendet e humbura. Kuleta i përkiste një gruaje me kombësi turke dhe me këtë veprim e njëjta i ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës.

Më Shumë

FFK thirrje tifozëve: Bëhu zëri i historisë, sonte është momenti!

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh motivues për tifozët në prag të ndeshjes vendimtare, duke i ftuar ata të jenë pjesë...

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Lajmet e Fundit