Zafir Berisha kërkon lirimin e dy vëllezërve që mbytën hajnin në Shtime

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha kërkon lirimin e dy vëllezërve Ndrecaj nga Shtimja , që mbytën njërin prej katër grabitësve që u kishin hyrë në shtëpi, për t’ua marrë më shumë se 20 mijë franga.

“Kur mbështetësit dhe aktivistët e një subjekti politik, me maska dhe të armatosur vjedhin banka dhe shtëpitë e qytetarëve, atëherë çka ndodh me shtetin, nëse ky soj vjen në pushtet!?”, shkruan Berisha në “Facebook”.

“Liri për familjen Ndrecaj nga Shtimja”.

Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për dy vëllezërit Nrecaj, që mbytën njërin prej katër grabitësve që u kishin hyrë në shtëpi, për t’ua marrë më shumë se 20 mijë franga.

I vrari gjatë vjedhjes, dyshohet se është djali i një zyrtari policor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit