Kryetari i Malishevës mbajti takim me mërgimtarët

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur të enjten një takim me mërgimtarët malishevas që punojnë në vende të ndryshme evropiane.

Begaj u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve pranë familjeve të tyre, duke theksuar se ata janë ndër kontribuuesit e lirisë të cilën e gëzojmë sot të gjithë bashkë.

“Komuna e Malishevës do të ketë dyert e hapura për ju që të sillni kapitalin tuaj për investime dhe ta ndërtojmë një të ardhme me të mirë për fëmijët. Malisheva shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me ju në të gjitha sferat, në veçanti në sferën e zhvillimit ekonomik, kulturor, në turizëm dhe sport, pasi ka këto resurse natyrore”, ka thënë Begaj.

Edhe kryesuesi i Kuvendi Komunal, Rrahim Morina, si dhe këshilltarët komunal, u shprehen mirëseardhje mërgimtarëve malishevas, por edhe kërkuan nga ta që të investojnë në Malishevë dhe të sjellin përvoja e tyre ekonomike të vendeve ku punojnë.

Mërgimtari, Agim Paçarizi, ka falënderuar kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për takimin e organizuar dhe bashkëbisedimin, duke theksuar se mërgimtarët janë të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet në Kosovë. “Kështu që kërkoj nga ju si komunë dhe qeveria qendrore të ofrojnë lehtësira ligjore për investime”, ka thënë Paçarizi.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit