Ministri Gashi: Rinia pasuria më e madhe e Kosovës

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot në kabinetin e tij në një ceremoni solemne ka bërë shpërndarjen e kontratave për Organizatat Jo-qeveritare që veprojnë si ofruese të trajnimeve me projektet e tyre që kontribuojnë në rritjen e punësimit përmes ofrimit të shërbimeve cilësore për punësimin e të rinjve të moshës 18-24 vjeç. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit këtë program e ka mbështetur financiarisht me 200 mijë euro.

Gjatë kësaj ceremonie, ministri Gashi tha se “këto projekte do t’i ndihmojnë të rinjtë në fushën e punësimit përmes panaireve që do të organizohen, po ashtu, përmes promovimit dhe ndërgjegjësimi të rinisë për orientim në karrierë dhe treg adekuat të punës, gjithashtu programet dhe projektet që kanë për qëllim nxitjen e punësimit të të rinjve si dhe trajnimeve afatshkurta profesionale për të rijnë” tha ministri Gashi.

Tutje, ministri tha se “si ministër por edhe si MKRS jemi të përkushtuar që rinisë së vendit tonë t’ju ofrojmë sa më shumë përkrahje në mënyrë që t’i arrijnë qëllimet e tyre përmes programeve te cilat i ofron ky projekt. Ne kemi një orientim të ri sa i përket rinisë, vetëm për një qëllim, që t’u dalim në ndihmë dhe përkrahje dhe t’i ndihmojmë në çështjen e punësimit sepse rinia është pasuria më e madhe e Kosovës”.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit