Kosnett qëndroi sot në Krushë të Madhe, e prekin rrëfimet e banorëve

Në Krushë të Madhe sot ka qëndruar ambasadori amerikan, Philip Kossnet i shoqëruar edhe nga bashkëshortja, Allison.

Vizita aty ndodhi pas ftesës që tash e një kohë ia bënë banorët e fshatit, për t’i treguar historinë tragjike që përjetuan gjatë luftës së fundit.

E për këtë në hyrje të kompleksit ishin vendosur fotografitë e 64 personave që ende konsiderohen të zhdukur, historinë e të cilëve amerikanit ia tregoi kryetari i fshatit, Selami Hoti, njofton Klan Kosova.

Më pas u bënë homazhe tek pllaka përkujtimore me emrat edhe të 241 personave të vrarë gjatë luftës.

Këtu Kossnet pa u dhënë shumë shpresa, pranoi se qeveria amerikane do të vazhdojë të angazhohet në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit