8.8 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Ilir Meta: Nuk mund të mungoja sot në “Hardh Fest 2019”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se nuk mund të mungonte sot në “Festën Tradicionale të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019” në Rahovec.

Meta së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, kanë ndarë urimet për prodhim të mbarë, mirëqenie dhe begati për vreshtarët në mbarë Kosovën.

“Shpresoj që shkëmbimet mes dy vendeve tona të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë për sa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit. Duhet të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri”, ka shkruar Meta, raporton PrizrenPress.

Shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Nuk mund të mungoja sot në “Festën Tradicionale të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019” në Rahovec, ku së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, ndamë urimet për prodhim të mbarë, mirëqenie dhe begati për vreshtarët, jo vetëm të kësaj zone, por të mbarë Kosovës.
Shpresoj që shkëmbimet mes dy vendeve tona të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit. Duhet të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri!

Më Shumë

Zyrtare: Leci largohet nga Liria

Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit të ekipit të parë, Liridon Leci, nga drejtimi i skuadrës, raporton PrizrenPress. Përmes një njoftimi publik, klubi prizrenas...

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

Lajmet e Fundit