Ministri Gashi priti në takim lamtumirës Ambasadorin Ruairi O’Connell

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell, të cilin e falënderoi për përkrahjen dhe bashkëpunimin me MKRS-në.

Ministri Gashi fillimisht e ka falënderuar Ambasadorin O’Connell për kontributin e tij dhënë për vendin tonë dhe përmes tij popullin britanik për ndihmën dhe mbështetjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës në përgjithësi, veçanërisht në fushat që mbulon MKRS-ja, sidomos në Trashëgiminë Kulturore.

Gjatë këtij takimi, ministri Gashi, ka folur për bashkëpunimin e deritanishëm mes MKRS-së dhe ambasadës në aktivitet e projekte të shumta të përbashkëta, dhe me këtë rast ministri i shprehu mirënjohje të përzemërt Ambasadorit O’Connell.

Nga ana e tij, Ambasadori O’Connell theksoi rëndësinë e trashëgimisë kulturore si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me MKRS-në në këtë fushë.

Ministri e uroi Ambasadorin O’Connell për karrierën e tij në të ardhmen duke i dëshiruar suksese në punë e në jetën e tij. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Lajmet e Fundit