-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Aktakuzë kundër Ilir Baldedajt

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Ilir Baldedajt, ish – Drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 dhe 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari I.B., prej datës 13.05.2018 e deri me datën 22.05.2018, në Prizren, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar – Drejtor i Administratës së Komunës së Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij, të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që, brenda periudhës kohore të cekur më lartë, bënë shpërndarjen e pasurisë jo financiare (Llaptop dhe çanta të llaptopëve) për asambleistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë, nga sasia totale prej 43 copësh dhe në vërtetimin mbi pranimin e llaptopëve të nënshkruar nga asambleistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik, ashtu siç parasheh Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe Rregullorja e Ministrisë së Financave për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore, ndërsa për 3 laptopë të tjerë nuk ka prova se të njëjtët u janë shpërndarë personave për të cilat kanë qenë të destinuar, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej rreth 19,350.00 euro.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri I.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

Më Shumë

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Ilir Morina nga Malësia e Vogël e Rahovecit

Në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Morina, nga Malësia e Vogël (Radostë) e Rahovecit. Lajmin për ndarjen e...

PDK-ja nis fushatën nga Prizreni, Hamza: Ka ardhur koha për të vepruar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të mërkurën në Prizren hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar...

Lajmet e Fundit