21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Në UPZ mbahet Konferencë shkencore ndërkombëtare

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mbahet Konferencë shkencore ndërkombëtare  prej 26-30 gusht 2019

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren prej 26-30 gusht do të zhvillojë punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia.

Kjo konferencë organizohet nga UPZ me partnerët, UBT, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Isparta dhe Universiteti Ndërkombëtar i Vizionit dhe marrin pjesë qindra studiues nga shtetet e rajonit dhe me gjerë. Hapja është më 26 gusht prej orës 10:00 në amfiteatrin e madh në UPZ.

Ky është rezultat i punës së rektorit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Prorektorëve, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani me bashkëpunëtorët e tyre , cilët kanë mundësuar arritjen marrëveshjes për bashkëpunim në prill të këtij viti, me Asociacionin Kutbilge Academicians nga Turqia për organizimin e kësaj Konferencës ndërkombëtare shkencore.

Qëllimi i konferencës është të kontribuojë në zhvillimin shkencor duke diskutuar studimet e shkencëtarëve që janë të përfshirë në hartimin e produkteve inxhinierike me aftësi të qëndrueshme të projektimit dhe krijimin e një ndikimi të qëndrueshëm në gjeneratat e ardhshme. Krijimi i njohurive dhe të kuptuarit përmes shkencës na bën të pajisur për të gjetur zgjidhje për sfidat e sotme ekonomike, sociale dhe mjedisore, për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe më shumë shoqëri të gjelbra.

Programin e  Konferencës mund ta gjeni në këto linçe:

http://iconst.org/ëp-content/uploads/2019/08/iconst_engineering_science_and_technology-1.pdf

http://iconst.org/ëp-content/uploads/2019/08/iconst_life_science_and_technology-1.pdf

http://iconst.org/ëp-content/uploads/2019/08/iconst_natural_science_and_technology-1.pdf

http://iconst.org/ëp-content/uploads/2019/08/iconst_poster_presentation_program.pdf

Më Shumë

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Lajmet e Fundit