Veseli nga bjeshkët e Brodit premton punë dhe perspektivë për të rinjtë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar të dielën pasdite në Brod të Dragashit ku bashkë me shumë të rinj.

Ai nga atje ka premtuar perspektivë për të rinjtë e Kosovës me vizionin që ka për qeverisje, njofton Klan Kosova.

Veseli tha se do të punojë dhe krijojë mundësi punësimi për të rinjtë që ata të punojnë dhe të krijojnë familjet e tyre në Kosovë.

Ja postimi i tij i plotë:

Një ditë e bukur sot, në hijeshinë e bjeshkëve të Sharrit dhe në shoqërinë e këndshme të të rinjve në kampin veror në Brod të Dragashit. Në qeverisjen time, djemtë dhe vajzat e reja do ta gjejnë perspektivën në Kosovë, do të kenë punë këtu, do ta krijojnë familjen këtu dhe do t’i rrisin fëmijët e tyre këtu, në shtetin që meritojnë.

 

Më Shumë

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Lajmet e Fundit