14.3 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Dy drejtorët e Nismës nuk tërhiqen nga qeveria e Haskukës

Dy drejtorët e Nismës Socialdemokrate nuk e kanë braktisur qeverinë e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Drejtori i Administratës, Osman Hajdari dhe ai i Kulturës dhe Sportit, Ehat Oreshka, nuk i janë bindur partisë, për shkëputjen e bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen.

Ndërkaq, Nisma ka reaguar kundër tyre.

“Siç e dini NISMA në Prizren javën e kaluar i ka dhënë fund bashkëqeverisjes në qytetin e Prizrenit, dhe është përcaktuar që të veprojë si opozitë konstruktive përballë një qeverie të minorancës, e cila tashmë po dëshmohet se është fatkeqësia më e madhe e qytetit tonë”, thuhet në reagim, përcjell PrizrenPress.

“Hipokrizia e Osman Hajdarit dhe Ehat Oreshkës se do të vazhdojnë angazhimet e tyre për shkak të gjoja disa projekteve, në qeverisjen e infantilit politik, tregon adoleshencën e radhës dhe nuk është në përputhje me përcaktimin tonë politik, që ne dhe e keqja ti kenë rrugët e ndara”.

“Dega e NISMA Socialdemokrate në Prizren, është në përgatitje e sipër për zgjedhjet e 6 tetorit dhe është shumë e bindur që me shumë vendosmëri do t’i kalojë të gjitha sfidat dhe pengesat që i dalin përpara për të arritur te objekivat tona, që janë edhe objektiva të qytetarëve të Prizrenit dhe Kosovës”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Ndahet nga jeta legjenda e Woodstock-ut, Country Joe McDonald

Bota e muzikës humbi një ikonë. Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë Joe McDonald, i njohur si Country Joe McDonald, këngëtar, kompozitor dhe simbol...

Lajmet e Fundit