Këta janë kandidatët për deputetë nga dega e LDK’së në Prizren

Partitë politike kanë filluar përgatitjet e tyre për përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë. Dita e premte është data e fundit kur partitë politike, duhet t’i dorëzojnë listat përfundimtare në KQZ, transmeton Gazeta Metro.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e ka kandiduar Vjosa Osmanin për kryeministre të vendit, tashmë ka filluar përgatitjet për listën përfundimtare. E dega e saj në Prizren tashmë e ka vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në listë.Në krye të kësaj liste, është kryetari i degës së partisë në këtë komunë, Anton Quni.Anton Quni u zgjodh kryetar i degës së Prizrenit, degë e cila udhëhiqej nga Haxhi Avdyli.

Haxhi Avdyli u zgjodh deputet nga radhët e LDK’së në zgjedhjet e kaluara, madje edhe kësaj here, është vendosur që të jetë kandidat.

E vetmja grua e cila do të garojë për deputete në Prizren, është kryetarja e Grupit të Grave të këtij qyteti, Sadije Osaj-Jakupi. Ajo për momentin është asambliste në Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Edhe deputeti, Driton Selmanaj, i cili kishte garuar kundër Anton Qunit për kryetar të degës, përsëri do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të LDK’së.

Dega e LDK’së në Prizren ka vendosur që ta rikandidojë edhe Hatim Baxhakun, i cili ishte deputet më parë dhe kandidat i LDK’së për kryetar të komunës së dytë më të madhe në Kosovë.

Në këtë listë, gjendet edhe ish-deputeti, Xhavit Ukaj, i cili vjen nga kjo komunë.

Listat përfundimtare të partive politike ende nuk janë bërë publike por disa degë të partive të caktuara kanë filluar që t’i bëjnë publike përfaqësuesit e degëve të tyre./gazetametro.net

Më Shumë

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit