22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Ky është 45-vjeçari që vdiq në aksidentin tragjik me paragllajd në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Prizren.

Gjatë fluturimit me paragllajd një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë një njoftim rreth një incidenti të ndodhur në një zonë të fluturimeve me paragllajd. Në parashutë kanë qenë dy persona, meshkuj. Nga informatat e para, njëri ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Prizren”, ka thënë Osmanollaj.

Mësohet se personi që mbeti i vdekur si pasojë e këtij aksidenti tragjik është Artan Venhari, 45-vjeçar.

Për vdekjen e Artanit, ka shkruar ish-deputeti Ilir Deda dhe Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi dhe drejtori ekzekutiv i Institutit KIPRED, Lulzim Peci.

“Shumë herët na la Artan! Pushove pikërisht në lirinë e qetësinë që e kishe gjet në ajër. Prehu në paqe mik i dashtun”, ka shkruar Deda.

Ndërkaq Peci la ngushëlluar familjen Venhari, duke thënë se Artani ka qenë njeri i dashur dhe koleg i shkëlqyer./Telegrafi/

Më Shumë

Emigrimi po zbraz klasat: 66 nxënës largohen nga Prizreni

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2024/25, 66 nxënës nga Prizreni janë shpërngulur bashkë me familjet e tyre jashtë vendit. Kjo...

Kandidati i AAK-së Besnik Krasniqi: Prizreni pa korrupsion, me ekonomi të fortë dhe shëndetësi digjitale

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka prezantuar vizionin e tij në emisionin Debat...

Lajmet e Fundit