24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Bllokohen pjesërisht dy rrugët kryesore të Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se dy rrugët kryesore të qytetit, rruga “Remzi Ademaj” dhe rruga “Adem Jashari”, sot do të jenë pjesërisht të bllokuar për qarkullim të veturave, për shkak të organizimit të ngjarjes kulturore “Nata e Bardhë”.

Këto rrugë do të bllokohen nga ora 17:00 deri në ora 07:00 të mëngjesit.

“Njoftojmë qytetarët e komunës së Prizrenit se për shkak të organizimit të ngjarjes kulturore Nuit Blanche Prizren, sot më 14.09.2019 nga ora 17:00 deri në ora 07:00 të mëngjesit, rrugët kryesore të qytetit, përkatësisht rr. “Rezmi Ademaj” dhe rr. “Adem Jashari” do të jenë pjesërisht të bllokuara për qarkullim të veturave”, thuhet në njoftim të komunës, përcjell PrizrenPress.

“Për më saktë, rruga do të jetë e mbyllur nga kthesa që lidhet me rrugën “Faik Emrush” (te ish-qebaptorja Sarajeva) deri tek udhëkryqi përballë Postës”.

“Gjatë kohës sa është e bllokuar kjo rrugë, qarkullimi do të mundësohet nëpërmjet rrugëve “Faik Emrush”, “Fehmi Lladrovci” dhe “Saraçët”, ndërsa rrjedha e qarkullimit në rrugën për në Prevallë dhe në rrugët e tjera të qytetit do të jetë e njëjtë”.

“Në raste emergjente për shfrytëzimin e hyrjes-daljes për në Shatërvan, do të ketë qasje nëpërmjet kyqjes me rrugën “Pushkatarët””.

“Lusim qytetarët të kenë mirëkuptim dhe t’i shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim gjatë këtij orari”. /PrizrenPress.com/

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Latifi: Politika e Vetëvendosjes bazohet në inate, me çdo kusht po do ta mbajë pushtetin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka adresuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.   Konkretisht, ai...

Lajmet e Fundit