Anton Quni i entuziazmuar me mikpritjen e Vjosa Osmanit në Gjonaj të Hasit

Kandidati i LDK-së për deputet, Anton Quni, ka qenë i pranishëm në takimin që kandidatja e kësaj partie për kryeministre Vjosa Osmani e ka mbajtur me qytetarët e fshatit Gjonaj në Prizren.

Quni në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës ka treguar se a pret një ndryshim të rezultatit në këto zgjedhje – marrë parasysh që LDK-ja në zgjedhjet e vitit 2017 doli e treta.

“Ne të gjithë ishim dëshmitarë të ndryshimit të gjendjes. Vet fakti se sot kanë ardhë shumë qytetarë, burra, gra dhe të rinj në fshatin Gjonaj, jo vetëm të LDK-së, por edhe të partive të tjera është treguesi më i mirë se shpresa për një mirëqenie dhe perspektivë më të mirë është programi politik i LDK-së”.

Ai e ka shpalosur edhe agjendën që kandidatja e LDK-së për kryeministre e ka për ditën e sotme.

“Tani, pas disa minutash, do të jemi në regjionin e fshatit Korishë, derisa në ora 19:00 do të jemi te Shatërvani në Prizren ku do të kemi një tubim me të rinjtë e regjionit”.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Lajmet e Fundit