6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Mehmet Sulaj nga Prizreni, i ftuari i radhës nga Specialja

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 128 në Zonën Operative të Pashtrikut, Mehmet Sulaj nga Prizreni, është i ftuari i radhës nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, raporton KP.

Mehmet Sulaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, tani veteran i luftës i cili jeton në Prizren, është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për t’u paraqitur më 27 shtator, në cilësinë e dëshmitarit.

Ftesa për t’u paraqitur në Dhomat e Specializuara është dërguar në shtëpinë e tij të martën, ka bërë të ditur për KosovaPress, biri i tij, Bekim Sulaj, i cili theksoi se në ftesë i bëhet e pamundur babait të tij të flas për media para paraqitjes në gjykatë.

 

Mehmet Sulaj ka punuar si arsimtar shumëvjeçar i gjuhës shqipe në disa shkolla në rajonin e Prizrenit, ndërsa, gjatë kohës së luftës ai ka kontribuuar edhe duke e lëshuar një shtëpi nën pronësi të tij për Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prizren.

Në korrik të këtij viti, Specialja ftoi edhe ish-zëvendëskomandantin e Zonës Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimin po ashtu nga Prizreni, i cili do të paraqitet atje më 2 tetor.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ligjëron në Akademinë Ndërkombëtare të FBI-së

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, po merr pjesë në një Akademi Ndërkombëtare për zbatim të ligjit, e organizuar nga Federal Bureau of Investigation. Gjatë kësaj...

“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe...

Lajmet e Fundit