14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Osmani në Dragash: LDK-ja po i ofron Kosovës ndryshimin e madh

Gjatë një takimi me qytetarët e Dragashit, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre të vendit, Vjosa Osmani, tha se programi i saj qeverisës parasheh jetë të përballueshme financiarisht për nënat dhe baballarët tanë.

“Ne dëshirojmë që për rininë e mrekullueshme të Dragashit dhe të krejt Kosovës të krijojmë kushte që ata të punojnë në Kosovë dhe të krenohen me Kosovën e tyre. Ne dëshirojmë të krijojmë kushte ku vajzat dhe djemtë më të mirë të këtij vendi do të jenë stama jonë e krenarisë”, theksoi znj. Osmani.

“Opoja e di shumë mirë se ditë të mira po na presin pas 6 tetorit, sepse ne e kemi vendosur familjen në qendër të programin tona. Ne dëshirojmë që jeta për nënat dhe baballarët tanë të jetë e përballueshme financiarisht”, vijoi ajo.

“Dragash i dashur, Opojë e bukur, me çikat më të mira, me djem, burra dhe gra të mrekullueshme, do t’i jepni bukuri fitores së madhe të LDK-së më 6 tetor. Ata që do të na votojnë janë edhe shumë përtej kësaj salle. Kur po e shoh këtë përkrahje qytetare, po më duket e panevojshme të merrem me kundërshtarët e mi politikë”, shtoi Osmani duke shprehur besimin që “PAN-istat s’kanë më çka kërkojnë në Dragash”.

Po ashtu, ajo tha se merita kryesore pse në këtë rajon nuk ka pasur gjakmarrje, u takon grave fisnike opojare.

“Ishin gratë e Opojës ato që e mbajtën familjen bashkë, ishin gratë e Opojës ato që i mbajtën shqiptarët bashkë. Nuk lejuan gjakmarrje. Ata që thonë se gruaja shqiptare nuk ka guxim, përgjigjen e marrin në Opojë”, pohoi zonja Osmani.

Po ashtu, znj. Osmani u zotua se LDK-ja kurrë nuk do të qeverisë me parti që ia kanë ngulur thikën pas shpine, siç është PDK-ja.

“Vetëm kush e ka përnjëmend luftën kundër krimit dhe korrupsionit mund të bëhet partneri ynë qeverisës. Ju zotohem se ju kurrë më s’keni me u turpërue me liderët tuaj”, shtoi znj. Osmani.

Ajo foli edhe për Programin e saj qeverisës. “Dragashi është komuna më e harruar e Kosovës, që meriton më shumë respekt për djersën dhe punën e secilit qytetar. Nuk do të lejomë që grantet e subvencionet t’i marrin të korruptuarit, do të garantojmë që ato grante t’i marrim bujqit dhe blegtorët e vyeshëm të kësaj ane”, tha në fund ajo.

Në këtë manifestim foli edhe nënkryetari i LDK-së, z. Lutfi Haziri, i cili tha se krejt “çka ju japim oponentët tanë politikë merrni, sepse janë taksat tuaja, por vetëm votën mos ua jepni”.

“Elektorati i LDK-së është ringritur në këmbë për rikthimin e madh të LDK-së. Familja jonë politike ia ka dhënë përkrahjen Vjosës, por në Dragash po kërkojmë votë edhe përtej LDK-së, sepse ne dëshirojmë t’i ofrojmë Kosovës ndryshimin e madh”, tha Haziri.

Duke folur për koalicionet paszgjedhore, z. Haziri tha se ne “nuk bëjmë koalicion me ata që e kanë helmuar pusin dhe nuk i lejojmë qytetarët e Kosovës që të pinë ujë në pusin e helmuar”.

Ndërsa, kryetari i Degës së LDK-së në Dragash, z. Selim Kryeziu theksoi se Vjosa Osmani ishte studente në Shtetet e Bashkuara dhe ajo tani është ligjëruese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vjosën tonë duhet ta votojmë për përgatitjen e saj profesionale, për qëndrueshmërinë dhe vizionin e saj”, pohoi z. Kryeziu.

Më Shumë

‘Her World, Her Rules’: Sporti kundër dhunës ndaj grave në Dragash

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi një aktivitet të veçantë në Dragash, në kuadër të kampanjës ndërkombëtare të FIBA-s, “Her World, Her Rules”...

Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet

Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar 422 euro të falsifikuara. Policia ka sekuestruar paratë dhe rasti është...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit