4.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Nisma merr mbështetje në “Ortakoll” të Prizrenit

 

Kandidatët për deputetë të Nismës në Prizren kanë marrë mbështetje në lagjen “Ortakoll”.

Kryetari i Degës, Zafir Berisha tha se mbështetja që po e marrin ia garanton fitoren Nismës.

“Mobilizimi juaj për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit dhe mbështetja e projektit tonë Bashkë për Shtetin është garanci e suksesit tonë në këto zgjedhje”, tha Berisha, i cili është edhe kandidat për deputet të Kuvendit.

“Mbështetja dhe rreshtimi juaj përkrahë Nismës Socialdemokrate dhe kandidatëve të saj për deputet do të thotë vazhdimësi e zërit tuaj në Kuvendin e Kosovës. Andaj ju ftoj ta mbështetni NISMA’n Socialdemokrate dhe kandidatët e saj nga qyteti i Prizrenit”, tha ai.

Kandidatët për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali, thanë se mbështetja e projektit tonë Bashkë për Shtetin po rritet çdo ditë e më shumë.

Entuziazmi dhe gatishmëria e banorëve të lagjes “Ortakoll” për të kontribuuar drejtë arritjes së objektivave tona, është garanci e fitores së madhe të Nismës Socialdemokrate dhe Fatmir Limajt si Kryeministër i vendit.

Më Shumë

Vetëvendosje sfidon opozitën: Propozoni 3 emra, njërin prej tyre e zgjedhim President

Lëvizja Vetëvendosje ka sfiduar opozitën duke i kërkuar tre emra për pozitën e Presidentin, duke thënë se këtë po e bën për të shmangur...

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

Lajmet e Fundit