Hoxhaj në Suharekë, mbyll Festarin dhe falënderon simpatizantët e PDK-së

Kandidati për deputet, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka qëndruar gjatë ditës së djeshme në Therandë.

Hoxhaj ka marr pjesë në natën përmbyllëse të Festarit. Ai ka thënë se ky festival tregon se Kosova ka një shoqëri moderne dhe evropiane.

“Sonte pata kënaqësinë të marr pjesë në natën përmbyllëse të Festarit. Një festival që tregon qartë se Kosova ka një shoqëri moderne dhe evropiane si për nga gjeografia, ashtu edhe nga kultura, e veçmas kultivimi i verës. Urime qytetit tim, Therandës, që vazhdon të jetë shembull i mirë se si Kosova kultivon vlera të mirëfillta perëndimore”, ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu Hoxhaj ka qëndruar në fshatin Bllacë me ç’rast ka falënderuar që simpatizantët e PDK-së për gatishmërinë e tyre.

“Në Bllacë të Therandës u takova me shumë mbështetës të PDK-së dhe i falenderova për gatishmërinë e tyre të bëhen pjesë e platformës së PDK-së për ndërtimin e së ardhmes së tyre dhe të shtetit”, ka shkruar Hoxhaj, në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje Hoxhaj ka thënë se “Gjithmonë kanë mbështetje ndaj PDK-së qytetarët e vendlindjes time, në fshatin Peqan të Therandës. Çdo herë mirënjohës për përkrahjes së tyre”. /Insajderi.com

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit