7.8 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Kandidatët e VV-së për deputetë u prezantuan para elektoratit në Zhur

Takimi i radhës i kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, të shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ditën e djeshme vijoi me banorët e Zhurit.

Në këtë takim, kryetari Haskuka foli për projektet e anuluara nga qeveria qendrore, por me ardhjen e Qeverisë Kurti, ai tha se çështjet e stadiumit në Zhur dhe Shtëpia e Kulturës do të përfundohen gjithsesi. Yllza Hoti, kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, foli për grantin e katërt për të gjitha komunat e Kosovës dhe tha se vetëm nëpërmjet arsimit profesional që synon ta realizojë Vetëvendosja, do të parandalohet migrimi i të rinjve në të ardhmen. Në vijim të këtij takimi me zhurjanë, Arbër Rexhaj tha se Zhuriështë ecejakja në nivel vendi.

Ndërsa kandidatja, Dafina Alishani tha se 6 tetori do te jete dita finale për ata të cilët këtë vend e kanë bërë gati të pajetueshëm për ne. Edhe Artan Abrashi foli për nevojën e një mobilizimi edhe më të madh të të gjithëve në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa Drita Millaku foli për angazhimin e përgjithshëm të LVV-së dhe nga banorët e këtij fshati kërkoi që të votohet numri 126, që është numri i Lëvizjes Vetëvendosjes në këto zgjedhje. Se sa rëndësi kanë këto zgjedhje foli, Hajrulla Çeku.

Ai e vuri theksin tek numri 126, numrin të cilin duhet votuar nga ata që e duan ndryshimin. Më pas, kandidati për deputet nga komuna e Dragashit, Mërgim Mestani tha se gjërat që nuk lëvizin janë të helmueshme, për t’mos ndodhur kjo, duhet lëvizur dhe të votohet për ndryshimin. Për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve në fund foli Rexhep Selimi, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje. Të hënën Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë takime me banorët e lagjes 2 Korriku dhe me ata të lagjes Tusus./TV Prizreni/

Më Shumë

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic

Një këmbësor ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një veturë në Prizren, rreth orës 18:12. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë...

Numër i ulët i votuesve në Prizren

Menaxherët e qendrave të votimit në Prizren siç raporton RTV21 janë ankuar për numër të vogël të votuesve. Por, siç raporton RTV21 në Prizren në...

Lajmet e Fundit