Prizren/ Përfaqësimi i Nismës në qeveri është domosdoshmëri e kohës

Kandidatët për deputetë të Nismës Socialdemokrate në Prizren, me një tubim madhështorë u pritën nga banorët e lagjes “11 Marsi”, “2 Korriku”,” Dardania” dhe “Petrova”.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se qytetarët e Kosovës tashmë janë përcaktuar në përkrahje të projektit Bashkë për Shtetin.

“Përkrahja juaj, entuziazmi juaj për të kontribouar drejt fitores së madhe, është vula që do të vendoset në zgjedhjet e 6 tetorit, me Fatmir Limajn kryeministër”, tha Berisha.

https://www.facebook.com/ZafirBerisha7/videos/382435439359952/

“Ne sot jemi këtu para jush që ta përçojmë mesazhin tek gjithë qytetarët e Prizrenit se përfaqësimi i Nismës në qeveri është domosdoshmëri e kohës, andaj ju ftoj që kështu sikur jemi sot të bashkuar, më 6 tetor t’i japim vulë fitores tonë të madhe”,

Kandidatët tjerë për deputetë thanë se përqafimi i programit socialdemokrat nga të gjitha moshat, është vërtetuesi më i mirë se qeveria në ardhje do t’i bartë ngjyrat e socialdemokracisë.

 

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit