Rektori Temaj uron studentët për fillimin e vitit të ri akademik

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën ka nisur viti akademik 2019/2020. Të gjitha njësitë akademike i kanë bërë përgatitjet e nevojshme për fillim të Semestrit të parë të këtij viti akademik.

Rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, me këtë rast të gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ u uron fillim të mbarë të vitit akademik, duke u dëshiruar suksese.

Procesi mësimor do të zhvillohet normalisht në vitin e dytë, të tretë dhe në vitin e katër në drejtimet përkatëse, po ashtu edhe në nivelin master.

“UPZ është duke punuar për tejkalimin e sfidave, dhe ndërkohë falë punës dhe përkushtimit të menaxhmentit dhe gjithë stafit është shënuar progres dhe bashkërisht besojmë se do t’i tejkalojmë. Urime dhe Suksese në vitin akademik 2019/2020!”, ka thënë Temaj.

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit