11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Nisma merr mbështetje në “Bajram Curri”

 

Banorët e lagjes “Bajram Curr” i kanë dhënë mbështetje Nismës Socialdemokrate dhe kandidatëve të saj për deputetë nga qyteti i Prizrenit.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se “mbështetja juaj ndaj Nismës Socialdemokrate nuk ka munguar asnjëherë. Edhe sot prezenca juaj në mënyrë masovike këtu po e rikonfirmon bindjen e realizimit të objektivave tona”, tha ai.

“Ne sot kërkojmë nga ju që të vazhdoni kështu deri më 6 tetor dhe frymën tonë, projektin tonë Bashkë për Shtetin, ta shtrini në çdo shtëpi të lagjes tuaj”.

“Me 6 tetor NISMA Socialdemokrate do të jetë pjesë e qeverisë së re, ndërsa Fatmir Limaj, do të jetë kryeministër i kësaj qeverie, e cila do të angazhohet fuqishëm në përmirësimin e mirëqenies qytetare dhe ndërtimin e një shteti ligjorë”
Kandidatët tjerë për deputetë, Albulena Balaj Halimaj, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali, thanë se me mbështetja e qytetarëve të lagjes “Bajram Curri” po e konfirmon fuqishëm se ata do të jenë pjesë e fitores së pakontestueshme të Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Më Shumë

Vëllaznimi – Liria, sot derbi për Superligë

Pas një kohe të gjatë, sot të gjitha rrugët e qytetit çojnë drejt stadiumit “Shani Nushi” në qytetin e Gjakovës, ku Vëllaznimi rikthehet të...

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Lajmet e Fundit