Rahovec/ Xhelal Canziba rikthehet në PDK

Ish-kryetari i PDK-së në Rahovec, Xhelal Canziba është rikthyer sot në Partinë Demokratike të Kosovës.

Canziba, i cili ka një ndikim të madh në elektoratin e Rahovecit është rikthyer sërish në PDK, ku kohë më parë ishte larguar.

Kryetari i Drenasi, Ramiza Lladrovci ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku ka njoftuar për rikthimin e Canzibës në PDK.

“Shoku ynë i moçëm, u rikthye në shtëpi, për ta përkrahur vizionin e liderit Kadri Veseli dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi të pandalshëm për fitoren e 6 tetorit, kundër korrupsionit dhe dukurive negative në vendin tonë, për zhvillim ekonomik dhe perspektivë për të rinjtë tanë”, ka shkruar Lladrovci.

Në këtë foto shihet edhe ish kryetari i Ferizajt nga radhët e PDK-së, Bajrush Xhemajli.

Ditëve të fundit, në PDK kanë aderuar shumë personalitete në shumë komuna të Kosovës.

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit