8.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

PDK-ja në Prizren vazhdon tubimet elektorale me anëtarë dhe simpatizantë

Në ambientet e SHFMU “Ekrem Rexha” në Lubizhdë të Prizrenit në prani të qindra anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të Kosovës, kandidatët e PDK-së për deputetë nga Prizreni, janë prezantuar para qytetarëve si dhe kanë shpalosur pjesë të programit zgjedhor të PDK-së.

Shaqir Totaj, në cilësinë e kryetarit të degës së PDK-së dhe shefit të Shtabit Zgjedhor e njëherësh edhe si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës, para anëtarëve dhe simpatizantëve të Lubizhdës së qytetit, ka potencuar se “Kosova është çliruar që në vitin 1999, por u desh që në pushtet të vjen.Partia Demokratike e Kosovës, për t’u rregulluar shkollat, për t’u shtruar rrugët e rrugicat, kanalizimet e mbi të gjitha për t’iu rritur rrogat punëtorëve të arsimit dhe shërbyesve civilë.

Andaj edhe tash duhet që përsëri të jetë në pushtet PDK-ja që të bëhet realitet fuqizimi i shtetit të Kosovës, të realizohen synimet dhe të bëhet integrimi i Kosovës në Bashkësinë Europiane.”Totaj në mes tjerash ka theksuar edhe faktin se PDK-ja, është e vetmja parti, e cila ka miqësi të përhershme me SHBA-të, ku i kemi të varura edhe shpresat tona.Kutim Gashi, Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit në detyrë, njëherësh edhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës, ka potencuar kontributin e ministrive që i kanë udhëhequr kuadrot e PDK-së, të cilat ministri kanë qenë më të suksesshme.

Ai gjithashtu ka theksuar se PDK-ja është e vetmja forcë politike, e cila mund t’i qojë përpara proceset politike, ndërsa partitë tjera janë vetëm parti të fjalëve, që nuk bëjnë më shumë se zhurmë, sepse u mungon vizioni dhe guximi, ndërsa ne në PDK, e kemi edhe guximin edhe vizionin, por edhe misionin që e kemi marrë mbi supe që të punojmë për Kosovën.Në kuadër të prezantimit të kandidatëve nga radhët e PDK-së ishte edhe Bear Berisha, djali i heroit të Kosovës Xhevat Berisha, i cili në fjalën e tij është ndalur më shumë për arsyet pse ai ka vendosur të kthehet nga Austria dhe të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. “PDK-ja është e vetmja forcë politika, që u krijon hapësirë të rinjve ta shprehin atë që mendojnë dhe se në PDK secili i ri e konsideron veten të barabartë në parti, pasi kanë hise të gjithë , sepse është parti e vlerave të luftës, nga të cilat vlera vi edhe unë. Andaj, për këtë arsye ballë hapur e kërkoj votën tuaj.Ymran Fusha, duke folur për programin e PDK-së ka theksuar se PDK është e vetmja forcë politike e cila seriozisht angazhohet për zhvillimin e vendit, sepse pa përkrahjen e bizneseve nuk mund të arrihet asgjë. Prandaj, kjo është arsyeja që unë jam pjesë e këtij ekipi dhe besoj se do ta kemi mbështetjen dhe përkrahjen tuaj.

Edhe Novitet Nezaj, ka elaboruar fushën e integrimeve evropiane, duke potencuar se Kosova nuk mund të ecë përpara pa guximin e PDK-së, sepse një shtet siç është Kosova nuk mund të ecë përpara me nëpër sfida, pa qëndrimin dhe guximin që ka Kadri Veseli. Andaj, po deshëm që ta kemi të sigurt integrimin, na duhet vota juaj dhe përkrahja juaj për numrin 112.

Në vazhdim në emër të nëndegëve Lubizhdë, Gençar dhe Skorobisht, Nehat Vehapi, u ka premtuar kandidatëve të PDK-së, se vota e banorëve të këtyre fshatrave është për PDK-në, sepse jemi dëshmitar për degradimin që po e bënë pushteti i Vetëvendosjes.

2. Tubim me mësimdhënësVeseli:

“Mësimdhënësit udhërrëfyes për ndërtimin e Kosovës” Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z. Kadri Veseli, njëherit edhe i nominuar nga PDK-ja për kryeministër, mbrëmë ka mbajtur tubim me mësimdhënës të Komunës së Prizrenit dhe me disa veprimtarë të sferave të kulturës dhe sportit.Në bisedë me mësimdhënësit Kadri Veseli, në prani të kandidatëve të PDK-së nga Prizreni, duke i falënderuar mësimdhënësit për përkrahjen e deritashme, në mes tjerash ka deklaruar se PDK-ja është parti e fjalës, është parti e mbajtjes së premtimeve dhe është parti e cila ka qenë dhe do të jetë e përkushtuar për arsimin më shumë se çdo parti tjetër.

Ai ka thënë sePDK-ja ka për mision që përmes një arsimi të shëndoshë ta krijoji një mjedis shoqëror të shëndoshë. Me PDK-në në pushtet, arsimi do të nisë nga niveli 0, përkatësisht nga mosha 0 – 6 vjeç, sepse me edukimin e brezit të ri nëpër institucione shkollore, do ta kemi një rini më të shëndoshë, më të arsimuar dhe më të përgatitur për të qenë në ballë të sfidave.“ Prioritet do t’i japim, ka thënë Veseli shkollimit primar dhe përzgjedhja e profesioneve të nisë që nga klasa e gjashtë, e nuk do të krijojmë kuardo të tepërta në ato profile që Kosova nuk ka nevojë. Shkollat profesionale do të jenë prioritet i qeverisë sime. Ashtu siç e kemi mbajtur fjalën deri më tash do ta mbajmë edhe në të ardhëm , që të jemi në shërbim të mësimdhënësve: “Me PDK-në mësimdhënësit do të kenë dinjitet, do të jenë krenar me punën e tyre, sepse angazhimi ynë do të jetë shumë më i madh seç ka qenë deri më tash, pasi tash kemi infrastrukturë dhe na nevojitet të angazhohemi në cilësi dhe në paga të dinjiteshme.

”Veseli duke folur për rëndësinë e arsimit ka thënë se Arsimi ka qenë shtylla që e ka sjellë Kosovën deri në çlirim, në fillimin e ndërtimit t; shtetit dhe arsimi do të jetë shtylla që do ta përfaqësojë Kosovën në botë. Veseli në fund u ka bë thirrje mësimdhënësve që të votojnë pa hezitim për 112, e të mos bien pre e subjekteve tjera, që nuk kanë as guxim e as vizion për arsim. “Mësimdhënësit udhërrëfyes për ndërtimin e Kosovës”Në këtë tubim me mësimdhënës, para mësimdhënësve ka folur edhe Enver Hoxha, ish Ministër i Arsimit të Qeverisë së Kosovës, dhe ka theksuar se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kadri Veseli, do t’i bëjë mësimdhënësit edhe më krenar, sepse do të arrihet brenda këtij mandati digjitalizimi i procesit mësimor. Librat janë pa pagesë, por libra do të mundohemi që të kemi më pak, sepse do të përpiqemi ta bëjmë digjitalizimin e shkollave dhe mësimin tërditor në gjithë Republikën e Kosovë. Për këtë projekt madhor, tash janë pjekur kushtet, sepse gjatë viteve të kaluara sa ne kemi qeverisur, kemi ndërtuar objekte shkollore, ndërsa tash do të fokusohemi në cilësi.

“Vota juaj për PDK-në, është votë për të ardhmenen e mësimdhënësve dhe nxënësve.”Në takim në emër të kandidatëve të Prizrenit ka folur nikoqiri i takimit Shaqir Totaj, i cili u ka bërë thirrje mësimdhënësve, që të përkrahin vizionin e Kadri Veselit, sepse është njeriu që e përkrah Amerika, dhe nuk kemi arsye të mos i besojmë ne. Andaj, vota juaj është votë për ardhmërinë, votë për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe është votë për një arsim cilësor e të shëndetshëm.3. Tubim elektoral me anëtarë dhe simpatizantë të fshatrave të Përdrinisë. Në vazhdën e tubimeve elektorale, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga Prizreni, ka takuar mbrëmë edhe anëtarët dhe simpatizantët e fshatrave të Përdrinisë. Ky takim është mbajtur në SHFMU “2 Dëshmorët” në Piranë.Banorëve të Përdrinisë, Kadri Veseli u ka premtuar se ndihma e Qeverisë së Kosovës nuk do t’u mungojë fermerëve dhe bujqve të kësaj ane. Ai në mes tjerash ka theksuar se me PDK- në, bujqit dhe fermerët e Anadrinisë kanë filluar të ndihen krenarë, por në të ardhmen ndihma do të jetë shumëfish më e madhe dhe do të bëjmë të pamundurën që prodhimet vendore të zënë vend në gjithë botën. Veseli nëvazhdim ka theksuar nevojën e përkrahjes së zhvillimit të bujqësisë, sepse bujqësia është shtyllë e zhvillimit ekonomik.“Që nga paslufta, por edhe më herët vendi ynë, arat tona kanë mbetur djerra, ndërsa me kujdesin tim, si kryeministër i Kosovës, marrja me bujqësi do të jetë privilegj për të gjithë të rinjtë.Secili vend në Evropë shtyllë të fuqishme e ka bujqësinë, prandaj kemi edhe ne arsye që ta ndërtojmë vendin duke e përkrahur bujqësinë dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi.”Para banorëve të Përdrinisë, me një fjalë rasti u paraqit edhe Hajredin Kuçi, i cili në fjalën e tij ka potencuar se vizioni i PDK-së, është vizion që jep shpresë për një zhvillim më të shpejtë të Kosovës, për njohje të reja dhe për integrim të sigurt.“Asnjë proces që ka të bëjë me Kosovën nuk ka nisë e as nuk është zhvilluar pa kontributin e PDK-së, andaj as në të ardhmen nuk do të ketë Kosova ardhmëri pa pjesëmarrjen e PDK-së. Këto janë arsyet pse të gjithë ju duhet ta votoni Partinë Demokratike.Vota juaj për 112, është votë për integrim, është votë për realizimin e aspiratave, ndërsa çdo orientim tjetër i votës së qytetarëve është votë për izolim. Dhe ne besojmë fuqishëm në faktin se askush nuk e duam izolimin por integrimin dhe jemi të sigurt për këtë.Në fund , para të pranishmëve foli në emër të kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së edhe Shaqir Totaj, i cili të pranishmëve u tha se “Lista e kandidatëve të PDK-së për deputet në parlamentin e Kosovës, është lista më e mirë, e cila do t’i përkrah dhe do t’i jetësojë të gjitha kërkesat tuaja. Andaj, presim që me përkrahjen tuaj, ta bëjmë realitet sakrificën e deritashme, e të mos lejojmë kthim pas të të arriturave tona.

”Në fund banorët e fshatrave të Përdrinisë, u zotuan se kanë besim të plotë në liderin e PDK-së z. Kadri Veseli, dhe se vota e tyre do të jetë votë për integrimin e Kosovës dhe do të jetë votë e ruajtjes së vlerave e nuk do të lejojnë, që me votën e tyre ta izolojnë Kosovën me veprimet skandaloze të atyre që deshën t’i kallin institucionet e sot gjoja po kërkojnë që ta udhëheqin ato institucione që tentuan t’i rrënojnë dhe t’i shkatërrojnë në tersi.4. Tubim elektoral me strukturat e dhe anëtarë e simpatizantë të Degës së PDK-së në Has me strukturat e PDK-së së degës së Hasit, mbrëmë janë takuar në një tubim elektoral kandidatët e PDK-së nga Prizreni, të cilët në pika të shkurtra kanë shpalosur programin e PDK-së. Në emër të kandidatëve të PDK-së, Shaqir Totaj, i cili ka potencuar para hasjanëve edhe një herë kontributin e PDK- së për Hasin. Ai në mes tjerash ka theksuar:” Me PDK-në, Hasi e ka ndryshuar pamjen, e ka ndryshuar jetën dhe për këtë arsye, duhet të kemi parasysh që edhe këtë herë ta përkrahim PDK-në dhe KadriVeselin, që të jetë kryeministër, sepse pa përkrahjen e Hasit, fitorja PDK-së do të jetë më e zbehtë, ndërsa me përkrahjen e Hasit fitorja është më e madhe.”

Totaj, më pas ka eleboruar programin e PDK-së dhe vizion e Kadri Veselit për integrimin e Kosovës , duke potencuar se Kadri Veseli është njeriu i duhur që ka pos vizion të qartë ka edhe guxim, i cili është i gatshëm që të sakrifikojë për Kosovën, ndërsa kundër kandidatet tjerë janë njerëz që Kosova presin të bëhen të njohur.” Ai foli edhe për sferat e arsimit, shëndetësisë dhe të zhvillimit ekonomik.Ndërsa Adem Morina, kryetar i Degës së PDK-së në Has, ka siguruar kandidatët e PDK-së për deputetë në Parlamentin e Kosovës, se vota e hasjnëve është e përcaktuar për PDK-në, sepse vetëm në këtë numër, partia shohin të ardhmen e tyre, shohin realizimin e kërkesave të tyre. Andaj, vota për 112, është votë e realizimit, është votë e ndërtimit të shtetit tonë.

Më Shumë

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Doberdolan të Suharekës. Policia njofton se në aksident një person ka ndërruar jetë dhe pesë tjerë kanë...

Në Mamushë përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare

Në komunën e Mamushës është bërë përurimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare Në këtë përurim morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë,...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit