Totaj komenton humbjen, shpreson se PDK-ja do të rikthehet

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka komentuar humbjen e zgjedhjeve të partisë së tij.

Ai beson se, pavarëisht humbjes, PDK-ja do të rikthehet.

“Energjia pozitive, qasja proaktive, angazhimi i palodhshëm i strukturave si dhe performanca e jashtëzakonshme e liderit të PDK z.Veseli u treguan të jenë të pamjaftueshme për të sjellë edhe një fitore të PDK-së”, shkruan Totaj.
“Reformat, përfshirë ristrukturimin dhe ndryshimin në qasje, në mënyrë të të menduarit dhe të vepruarit janë të domosdoshme për të bërë strukturën akoma më të fuqishme e cila bazuar në kritere relevante do te promovoj kualitet”.

“PDK nuk do të mbetet peng e mënyrës së vjetër të të menduarit dhe të vepruarit”.

“Do të kthehemi më të fuqishëm se që ishim ! “/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit