10.3 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

LDK në Rahovec pret ndryshim rezultati pas numërimit përfundimtar të votave

Shefi i shtabit te LDK-së në Rahovec, Fehmi Cena, ka deklaruar se mban shpresë që rezultati në fund mund të ndryshojë, marrë parasysh që ende po vazhdon numërimi i votave dhe se diferenca mes partive është e vogël.

“Në nivel nacional është një dallim i vogël, megjithatë mendojmë që rezultati nuk është përfundimtar  meqenëse nuk është bërë numërimi i gjithë votave, dhe këtë dallim të vogël mendojmë që mund ta përmirësojmë, kjo mund të ngjasë edhe në nivel komune e edhe në atë të përgjithshëm”.

“E vlerësojmë pozitivisht rezultatin tonë në këto zgjedhje parlamentare, megjithatë duke i krahasuar me zgjedhjet e kaluara e kemi një rënie, por në rangim me partitë tjera jemi ngritur”.

“Dallimi është shumë i vogël dhe mundësia për ndryshim është shumë reale. Në Rahovec vetëm 300 vota jemi pas AAK-së, e ato nuk janë shumë”.

“Rënie të votave kemi në qytet dhe mendojmë se Vetëvendosje e ka bërë këtë ndryshim, meqë kjo parti në qytet ka dalë e para, përndryshe ne rrethinë jemi shumë më mirë”, u shpreh Cena.

Më Shumë

Elsa Lila akuza për Festivalin e Këngës: Albina Kelmendi, vodhi votat!

Këngëtarja Elsa Lila ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës, duke lëshuar akuza të forta që...

Ndalohet për 48 orë prokurori që u arrestua për marrje ryshfeti

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh të dyshuarit, B.Sh., për kryerjen e veprës penale “Marrja e...

Lajmet e Fundit