7.8 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Vetëaksident në Malishevë, vdesë një femër

Një femër ka ndërruar jetë nga vetëaksidenti i një veture në Malishevë.

Viktima, pasagjere e veturës, kishte marrë lëndime të rënda trupore.

Ajo ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.

Vetëaksidenti ka ndodhur në fshatin Bubavec të Malishevës, shkruan “PrizrenPress”.

Përveç viktimës, lëndime ka pësuar edhe një femër tjetër.

“Vozitësi mashkull K-Shqiptar me veturë nga pakujdesia ka goditur një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjeret femra K-Shqiptare, të cilat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Më 10.10.2019 nga QKUK është informuar se njëra nga viktimat ka vdekur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në obduksion dhe pritet rezultati i shkaktarit të vdekjes së viktimës”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e patën botuar Fjalorin Enciklopedik të Kosovës. Patën bërë aq shumë gabime, saqë vepra qe cilësuar...

Lajmet e Fundit