Nxënësit detyrohen t’i bëjnë kopje librat që u takojnë falas

Edhe pse janë bërë gati dy muaj qëkur ka nisur viti i ri shkollor, shumë institucione shkollore po ballafaqohen me mungesë të teksteve.

Drejtorë komunalë të arsimit e drejtorë të shkollave e kanë konfirmuar se në disa shkolla ende ka mungesa të librave. Si pasojë e këtyre mungesave nxënësit po i fotokopjojnë librat nga shokët e klasës.

Dhënia falas e teksteve për nxënësit e klasave 1 deri në të 9 rregullohet me udhëzimin administrativ “pajisja e nxënësve me tekste shkollore, përdorimi dhe ruajtja e tyre” i nxjerrë në vitin 2016 nga Ministria e Arsimit. Zyrtarët e MASHT-it nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetës në lidhje me këto vonesa, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë, Kimete Konjusha-Dida, ka deklaruar se në këtë shkollë kanë mungesë të teksteve të gjuhës angleze. Ajo ka theksuar se kanë bërë ankesë në MASHT dhe se janë në pritje të sigurimit të librave.

E drejtoresha e shkollës “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, Supije Zhitia, ka thënë se në këtë shkollë u janë dërguar librat por jo për të gjithë nxënësit. Disa nga tekstet që u mungojë janë edukata qytetare, gjuhë angleze, gjuhë shqipe, gjeografi, fletore pune etj. Për këtë, sipas saj, kanë shprehur shqetësim edhe prindërit./koha ditore/

Më Shumë

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

Lajmet e Fundit